Stojku: Niveli i Fierzës rritet 1 centimetër në orë

20/04/2010 11:40

Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike duke folur për situatën aktuale nga kaskadën e Drinit deklaroi se në Fierzë niveli i ujit rritet 1 centimetër cdo orë. Kreu i KESH, Muharrem Stojku bëri me dije se prurjet në këtë hidrocentral janë 1360 metër kub ujë në sekondë, ndërkohë që shkarkimet arrijnë deri në 710 metra kub ujë në sekondë.

Sipas Stojkut me situatën e krijuar shkarkimet nga tre hidrocentralet do të vijojnë, ndërsa njoftoi se rrugët e Bërdicës dhe të Obotit në Shkodër janë të bllokuara. Kreu i KESH njoftoi se rreth 500 hektarë tokë janë përfshirë nga uji, ndërsa për momentin nuk ka asnjë shtëpi të përmbytur.

Stojku theksoi po ashtu se gjatë ditës së hënë është regjistruar niveli maksimal i prurjeve në kaskadë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA