Shpërthimi në Burrel, nisin hetimet

20/04/2010 11:25

Policia e qarkut te Dibres nisi hetimet pas një shpërthimi që ndodhi në automjetin e drejtorit te Hidrocentralit të Ulzës në banesën e tij në Burrel.

Ngjarja ndodhi rreth ores 17:00 të pasdites së djeshme, kur drejtori i sapoemeruar i hidrocentralit të Ulzës, një funksionar lokal i LSI-së ka shkuar në banesen e tij.

Pak minuta pasi parkoi makinen ka ndodhur edhe shpërthimi i fortë që shkaktoi pak deme materiale por një zhurmë shumë të madhe. Hetimet e para tregojne se shpërthimi ishtë një paralajmerim dhe dyshimet e lidhin ngjarjen me detyrën në krye të hidrocentralit të Ulzës. Së fundmi në këtë hidrocentral është bërë reformë dhe janë larguar nga detyra rreth 20 persona. Kjo është pista kryesore që po ndjek edhe policia e Dibres në këtë hetim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA