Shalsi: Berisha jashtë realitetit

20/04/2010 03:45

Duke reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Sali Berisha pas kthimit të këtij të fundit prej Brukselit, deputeti socialist Eduart Shalsi e cilësoi fjalën e kreut të ekzekutivit si jashtë realitetit të shqiptarëve.

“Sali Berisha foli sot për gjithëçka, përveçse Shqipërisë reale, pasi ai nuk e njeh Shqipërinë e vërtetë. Pushteti i tij ndërtohet mbi vjedhjen e votës, vjedhjen e pronës, korrupsionin, dhunimin e institucioneve të pavarura, dhunimin e fjalës së lirë. E vërteta e Shqipërisë është ajo që publikoi sot  INSTAT, 75 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e tyre të punës vetëm brenda 3 mujorit të parë të këtij viti. Kjo është Shqipëria reale, ndaj për këtë arsye ne do të protestojmë në 30 prill, për këtë arsye shqiptarët do të protestojnë masivisht në bulevardin qendror të Tiranës deri në largimin e Sali Berishës”, tha deputeti Shalsi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA