Rriten shkarkimet nga Fierza

20/04/2010 10:00

Ministria e Energjitikës ka njoftuar situatën nëpër hidrocentrale dhe mësohet se Fierza ndodhet sot  në kuotën e 296.57 metrave, me prurje 1260 metra kub ujë në sekondë dhe shkarkime deri ne 700 metra kub ujë në sekondë.

Sipas Ministrisë, në hidrocentralin e Komanit derdhjet shkojnë në 1200 metër kub ujë në sekondë, ndërsa niveli aktual është 174.34 metra dhe prurjet 600 metër kub ujë në sekondë.

Shkarkimet më të mëdha duket se po bëhen nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, me 1350 metër kub ujë në sekondë. Niveli aktual i këtij hidrocentrali është 75.67 metra, ndërsa prurjet përllogariten në 270 metër kub ujë në sekondë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA