Rinas, fluturime në katër destinacione

20/04/2010 12:00

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi se deri në orën 11:00 kanë operuar fluturime drejt destinacioneve të Romës, Athinës, Stambollit dhe Vjenës. Të gjitha fluturimet e tjera mbeten të anuluara deri në një njoftim të dytë.

Në një njoftim për shtyp në faqen zyrtare në internet të Aeroportit, pasagjerët këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.

Ndërkohë në Europë lëvizjet kryhen deri në masën 60 përqind dhe kanë vijuar pa probleme në zonën e ashtuquajtur ‘të verdhë’. Ende nuk dihet se kur situata e trafikut ajror do të kthehet në normalitet, pasi zhvillimi i vullkanit në jug të Islandës është i paparashikueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB