Reshjet, Basha: Situata, e rënduar

20/04/2010 14:40

Mblidhet Komiteti i Emergjencave, nën drejtimin e ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, pas situatës së krijuar në kaskadën e lumit Drin dhe hapjes së portave për shkarkimin e ujit.

Ministri Basha u shpreh se situata paraqitet e rënduar, ndërsa në rrethin e Shkodrës janë mobilizuar strukturat përgjegjëse.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se fshati Obot është izoluar nga uji, 1280 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, 10 shtëpi në fshatin Arrëz të komunës së Bushatit janë në rrezik, ndërkohë që duhet të merren masa për evakuim dhe mbështetje logjistike të zonës.

Top Channel