Një autobus që udhëtonte nga Tirana për në Sarandë gjatë rrugës u rrembye nga një 32-vjecar, i quajtur Eduard Rexhepi, i cili u ndalua nga policia prane fshatit Krastë të Tepelenës, pasi udhetoi disa kilometra me autobusin e rrëmbyer.(UPDATE)
32-vjecari nga Patosi u kap nga policia e Fierit qe nisi ndjekjen e autobusit të marrë peng. Në Krastë të Tepelenës ata jane ndihmuar edhe nga uniformat blu te qarkut te Gjirokastres qe kishin ngitur nje postobllok pas lajmerimit per nje autobus te marre peng. Asnje nga pasagjeret e autobusit te rrembyer nuk ka pesuar demtime gjate kesaj aventure. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme kur autobusi i linjes Tiranë-Sarandë u rrembye ne fshatin Fratar te Ballshit.
Autobusi kishte ndaluar kur 32-vjecari ka hipur ne kabine dhe ka nisur ta drejtoje duke marre me vete edhe nje pjese te pasagjereve, ndersa pjesa tjeter e pasagjereve ndodhej duke drekuar ne nje lokal.
Drejtuesi i mjetit ka njoftuar menjehere policine per rrembimin dhe policia e Fierit ka nisur ndjekjen. Autobusi ka marre flake prane fshatit Kraste, ne Tepelene per shkak se mjeti ka ecur me frenat e dores te ngritura. Flaket kane shperthyer ne pjesen e pasme dhe detyruan pengmarresin te ndalonte duke rene ne duart e policeve te Fierit qe ishin vene ne ndjekje te tij.
32-vjecari po merret ne pyetje per te mesuar arsyet e kesaj pengmarrje. Gjithashtu jane pyetur edhe pasagjeret dhe drejtuesi mjetit.
Top Channel