Kuvendi miraton kredinë e BERZH-it

20/04/2010 08:10

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave diskutoi dhe miratoi dje projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale”, me vlerë prej 50 milionë eurosh.

Marrëveshja e nënshkruar në mars të 2010-s, parashikon ndërtimin nga 1 mijë deri në 1500 kilometra rrugë rajonale dhe lokale, me kosto deri në 400 milionë dollarë.

Shpjegimet për marrëveshjen i dhanë përfaqësuesit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, struktura përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes dhe nga Ministria e Financave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA