Fiskalizimi i kasave në prani të tatimorit

20/04/2010 08:00

Pas kontrolleve të shumta në terren dhe problemeve të hasura me pajisjet fiskale, administrata tatimore ka nxjerrë urdhrin e prerë për pikat e karburanteve.

Sipas urdhrit të fundit, çdo pompë e karburantit duhet të ketë një instaluar një pajisje fiskale më vete, në mënyrë që transmetimi i të dhënave të jetë sa më korrekt. Përplasja mes tatimeve dhe shoqërive të karburanteve ishte pikërisht te mënyra e vendosjes së kasës, që nuk përputhej me vendimin e qeverisë.

Karburantet pretendojnë të vendosin një kasë fiskale për çdo pikë shitjeje me pakicë, dhe jo për çdo pompë, pasi përmban kosto të lartë. Por Ministria e Financave është e prerë në planin e saj, për të vendosur pajisje fiskale në çdo pompë ku kalon karburanti.

“Kemi nisur kontrollet dhe verifikimet në terren. Sqarojmë se tashmë me vendimin e ri, vendosja në punë e kasës fiskale do të kryhet pas certifikimit nga Ministria e Financave përmes grupit të punës”, thanë burime të Tatimeve.

Sa u takon gabimeve të konstatuara me vendosjen e kasave, kostot për pajisjet e reja, sipas VKM-së do të merren përsipër nga shoqëritë e autorizuara të pajisjeve fiskale. Në të kundërt, do të rishikohet kontrata deri në zgjidhjen e saj. Nga verifikimet në terren është zbuluar se janë shitur pajisje jashtë standardit dhe plotësisht kundër rregullores së qeverisë. Për këtë arsye, karburantet janë ndëshkuar me gjoba nga organet tatimore.

Aktualisht, procesi i vendosjes së kasave është pezulluar përkohësisht deri në daljen e udhëzimit të ri, i cili nuk ka marrë firmën finale të ministrit të Financave.  

Pak ditë më parë,  “Shqip” mësoi faktin e letrës që shoqëritë e karburanteve i kishin dërguar Kryeministrit dhe ministrit të Financave, ku i kërkohej shtyrja e afatit për vendosjen e kasave dhe rishikimi i masës së gjobës.

Ndërkaq, nga tatimet konfirmohet fakti i vijimit të aksioneve me gjoba që shkojnë deri në 500 mijë lekë, sa u takon karburanteve, edhe pse shumë prej shkeljeve nuk ka qenë në dorë të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA