Elbasan, aksident rrugor, një i vdekur

20/04/2010 08:40

Në aksin e rrugës Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Labinot ka ndodhur një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një 18-vjecari.

Mjeti me targë El 7755B me drejtues Orjon Myftarin 25 vjec ka aksidentuar per vdekje 18-vjecarin Ervis Kulla, si dhe ka plagosur rëndë shtetasit Erjon Kulla dhe Shpëtim Meta perkatesisht 18 dhe 19 vjeç me banim në fshatin Labinot-Fushë.

Në mometin e aksidentit tre të rinjtë ishin duke ecur buzë rrugës dhe mjeti i ka përfshirë ato disa metra deri në ndalim. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka bërë të mundur transportimin e viktimës për në morg, si dhe të dy të aksidentuarit në spitalin kirurgjik. Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici deri në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Ndërkohë po në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Ura e Lizës si rezultat i karambolimit të katër automjeteve kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetas.Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë automjetet me targa El 12 23 A , TR 27 75C dhe dy automjete te tjera te cila kane pësuar demtime materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA