Biznesi, pakt me Akademinë e Shkencave

20/04/2010 08:15

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë  Tiranë nënshkroi dje memorandumin e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Dy krerët e institucioneve, përkatësisht kryetari i Akademisë, Gudar Beqiraj, dhe ai i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka e vlerësuan këtë si një moment të rëndësishëm si për sipërmarrjen shqiptare, ashtu dhe për Akademinë e Shkencave.

“Për Akademinë e Shkencave ky është një moment i rëndësishëm, pasi biznesi gjithmonë ka nuhatjen e duhur për të lëvizur në momente të caktuara dhe të rëndësishme për ekonominë”, tha Beqiraj. Ndërsa kryetari Jaka u shpreh se “ekonomia shqiptare mund të zhvillojë dhe përparojë vetëm nëse veprimtaritë e saj kryesore, sipërmarrjet shqiptare, do të bazohen në dijet e elitës shkencore të vendit dhe do t’i aplikojnë ato”.

Memorandumi ka si qëllim vendosjen e bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të informacionit etj.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA