“San Siro” plot për Interin që kërkon historinë

20/04/2010 11:00

Ndeshja më e pritur e gjysmëfinaleve të Champions League mes Interit dhe Barcelonës ka regjistruar nje rekord për stadiumin “San Siro” që ka arkëtuar plot 4 milionë euro.

Zikaltërit e trajnerit Mourinho do tentojnë të hyjne në histori pas disa dekadash duke kërkuar finalen, por përballë do kenë kampionët e botës, lojtarin më të mirë në botë dhe skuadrën me spektakolare të planetit. Mision i pamundur? Jo për trajnerin Mourinho që i kuotoi të dyja skuadrat me nga 50 % mundësi.

Përsa i përket formacionit vendas, duket se dyshimi i vetëm është mes Milito-s e Balotelli-t me argjentinasin më të favorizuar. Guardiola nga ana tjetër mendon skemën 4-2-3-1 me sulmin e përbërë nga katërshja Keita-Messi-Pedro dhe Ibrahimovic.

Një kuriozitet i këndshëm në prag të kësaj sfide është se presidenti Laporta ka ndjekur shembullin e skuadrës, duke udhëtuar edhe ai me makinë nga Barcelona për në Milano. Ka shumë mundësi që në fushën e lojës të zbresin dy vëllezërit, Gabriel e Diego Milito, të cilët do kryqëzojnë këmbët jo pak herë pasi njëri është mbojtës dhe tjetri sulmues.

Formacionet e mundshme jane;  

Inter (4-1-4-1): Julio Cesar; Cordoba, Lucio, Samuel, Zanetti, Cambiasso, Maicon, Sneijder, Stankovic, Eto’o, Milito.

Barcelona (4-2-3-1): Valdes; Dani Alves, Puyol, Pique, Maxëell, Xavi, Busquets, Pedro, Messi, Keita; Ibrahimovic.

Top Channel