Sneijder: Endërroj finalen e Madridit

19/04/2010 15:50

Një nga lojtarët zikaltër më të motivuar për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Barcelonës është holandezi Wesley Sneijder.

Përvecse ish kundërshtare në Primera, Barcelona për mesfushorin është edhe një pengesë drejt realizimit të ëndrrës së tij për t’u rikthyer edhe një herë në Madrid, por këtë herë me fanelën e Interit.

“E kam këtë ëndërr që kur erdha tek Interi pasi finalja luhet në Bernabeu. Endërroj ta fitoj dhe të coj në qiell kupën. Mungojnë edhe dy ndeshje për të realizuar këtë ëndërr dhe duhet ta provojmë sepse asgjë nuk është e pamundur”, shtoi asi holandez.

Por cfarë mendon Sneijder për lojtarin më të mirë të momentit, Lionel Messi? “Mendoj se në këtë moment është lojtari më i fortë në botë por jam i bindur se mund ta ndalojmë”, përfundon ish lojtari i Ajax-it.  

Top Channel