Laporta-Fabregas takohen në Marok

19/04/2010 16:10

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është takuar në Marok me sulmuesin e Arsenalit, Cesc Fabregas, me të cilin ka diskutuar për një transferim të mundshëm në muajt e verës.

Takimi është zhvilluar në fillim të javës së shkuar në Casablanca dhe këtë e kanë Zbuluar mediat vendase. Laporta është gjendur në Marok për cështje pune, ndërsa Fabregas po kalon periudhën e rekuperimit. Por a është kjo një rastësi?

Mesa duket kreu i klubit kampion bote ka organizuar gjithcka. Ndërkohë, Arsenal nuk ka reaguar në lidhje me këtë takim, duke lënë të kuptohet se Farbregas do jete shitja e parë e verës.

Top Channel