Hiri vullkanik, KE: Asnjë rrezik për shëndetin

19/04/2010 17:10

Një zyrtar i Komisionit Evropian ka deklaruar se reja e hirit të vullkanit islandez nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin.

“Mesa dimë ne dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së, nuk ka asnjë shqetësim për shëndetin e qytetarëve”, ka deklaruar komisioneri për Shëndetësinë.

Sipas tij, reja është ende shumë lartë dhe deri tani shtetet e prekura nuk kanë konstatuar probleme për banorët e tyre.

Për të monitoruar situatën, ekspertët e vendeve anëtare të BE do të mblidhen nesër bashkë me teknikët e Komisionit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA