Guardiola: Autobusi? Mund të kishim shkuar në Moskë

19/04/2010 21:15

Pep Guardiola e cdramatizon situatën pas udhëtimit të gjatë me autobus për në Milano.

“Një udhëtim i tillë nuk është ideal por ne duam të shkojmë në finale. Për fat të mirë Interi eleminoi CSKA-në e Moskës…”, tha me nota humori tekniku katalanas në intervistën për shtyp një ditë para përballjes së parë gjysmefinale.

“Eshtë një situatë e pazakontë por varet nga një vullkan dhe nuk mund të bëjmë asgjë. E vetmja zgjidhje ishte të merrnim autobusin, madje dy autobusë për të qenë më komodë. Nuk hipa tek ai i skuadrës sepse trajneri sjell shqetësime”, shton sërish me humor Guardiola. Në vijim ai foli për ndeshjen.

“Nuk luajmë vetëm ne dhe nesër nuk luajmë kundër askujt por kundër Interit që ka fituar 4 kampionatet e fundit në Itali dhe ka lojtarë të jashtëzakonshëm”, shton Pep.

Tekniku katalanas thur elozhe edhe për kolegun e tij, Jose Mourinho. “Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Skuadrat e tij janë përherë kompetitive dhe për mua është një nder që përballem me të. Ne kemi detyrën të jemi përherë të njëjtët dhe do provojmë të fitojmë por edhe mund të humbasim. Do ndeshemi me një nga skuadrat më të forta në Europë. Ne luajtëm mirë në dy ndeshjet me Arsenalin dhe do përpiqemi të mbajmë lart nivelin”, shton Guardiola.

Top Channel