Ranieri: Fitorja e Inter s’ndryshon gjë

17/04/2010 14:00

“Fitorja e djeshme e Inter nuk ndryshon asgjë”. Kështu ka deklaruar tekniku i Romës, Claudio Ranieri, në vigjilje të derbit.

Ranieri ka larguar hipotezën se dicka mund të ndryshojë në asetin e skuadrës, e cila do të zbresë nesër në fushë, e vetëdijshme për fitoren e Inter ndaj Juve.

“Ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara me qetësi. Jemi në rrugën e duhur dhe nuk duhet të ndalojmë për të shtrënguar duart apo për të falenderuar dikë. Duhet vetëm të ecim përpara”, është shprehur Ranieri.

Top Channel