Botërori, Maradona zgjedh 20 nga 23

17/04/2010 14:05

Trajneri i kombëtares argjentinase, Diego Armando Maradona ka njoftuar se ka zgjedhur 20 nga 23 lojtarët që do të thërrasë në botëror.

Duke folur për një radio lokale, Maradona ka konfirmuar se sulmuesi Sergio Aguero, i Atletiko Madrid, do të jetë i pranishëm në Afrikën e Jugut.

Në sektorin e sulmit janë përfshirë edhe Messi e Tevez, ndërkohë që për vendin e tretë ish-Pibe de Oro duhet ende të zgjedhë mes Milito, Lavezzi dhe Martin Palermo.

Top Channel