Zyrtare, Liverpool del në shitje

16/04/2010 12:35

Është zyrtare. Bashkëpronarët amerikanë të Liverpool, Tom Hicks dhe George Gillet kanë njoftuar se ia kanë besuar klubin presidentit të ri të përkohshëm Martin Broughton.

Broughton, i mirënjohur si numri 1 i kompanisë ajrore “British Airways”, do të ketë si detyrë arritjen e një marrëveshjeje për shitjen e klubit.

Kalimi do të bëhet përmes Barclays Capital, i cili do të duhet të gjejë blerësit për shoqërinë.

Top Channel