Futboll, Real Madrid kërkon Rooney dhe Capello

16/04/2010 12:45

Reali i Madridit është gati të lëshojë 180 milionë euro të tjerë për të blerë qendërsulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.

Lajmin e bën të ditur britanikja “The Sun”, sipas të cilës presidenti i merengues, Florentino Perez dëshiron të kthejë në pankinën e Realit Fabio Capello, aktualisht trajner i kombëtares angleze.

Gazeta shton më tej se oferta për Rooney është perfeksionuar me 100 milionë euro dhe me një kontratë 5 vjecare me nga 12 milionë euro në vit.

Top Channel