Drafti, 8% taksë për legalizimin e aseteve

16/04/2010 09:05

Projekti i legalizimit të aseteve duket se po merr formën e plotë, pasi palët qeveri-biznes janë drejt fundit të hartimit të draftit.

Burime nga të dyja palët konfirmojnë vijimin negociatave intensive për plotësimin e projektit, me qëllim për ta vënë në zbatim brenda këtij viti.

Gazeta “Shqip” mëson detajet paraprake të draftit, që kryesisht i ngjason modelit të shtetit të Moldavisë, i cili pak kohë më parë e vuri në zbatim.

Burime nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës thonë se janë marrë parasysh edhe dy modelet italiane e gjermane, duke ia përshtatur strukturës së ekonomisë sonë.

Ndërkaq, debati konsiderohet i fortë te pjesa e detyrimit që duhet të paguajë biznesi i interesuar për të legalizuar asetet e fshehura në vite.

Drafti paraprak i Dhomës së Tregtisë flet për një normë takse mesatare prej 8 për qind, që do të thotë se aplikimi i detyrimit fiskal dhe shkalla e tij do të variojnë nga 5 deri në 10 për qind, në varësi të objektit dhe formës së legalizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB