Xhepa: Kriza na preku ne vlera modeste

15/04/2010 21:45

Sipas deputetit demokrat, Selami Xhepa, prodhimi i ekonomisë shqiptare eshte shtuar me 35 miliardë lekë, cka sipas tij, është një shenjë pozitive.

“Sigurisht, nëse ekonomia më përpara është shtuar me 50 apo 70 miliardë, këtë vit u shtua më pak. Te ardhurat kanë shenuar një rritje në 7 miliardë lekë në terma nominale. Gjatë vitit te kaluar leku është nëncmuar ndaj euros dhe dollarit, por në vlera shumë modeste”, theksoi Xhepa në “Top Story”.

Deputeti i maxhorancës shtoi gjithashtu se, ritmi është më i ngadaltë dhe kjo ka  ndikuar në sektorin e stanaliteteve dhe ne balancat ekonomike. “Tek transfertat e emigrantëve, ndikimi ka qenë i vogël, pra ndikimi më thelbësor i krizes vihet re tek eksportet. Por tendencat ekonomike kanë filluar të ndryshojnë që në shtator. Me këto parametra, ekonomia shqiptare nuk është në krizë. Rritja e të ardhurave reale ka qënë për gjithë ekonominë kombëtare në masën 4.6 %. Rritja e pagave në shtet ka qënë rreth 12 %. Nëse ekononia në dy tre mujorë bie, atëherë ka shenja krize. Rritja më e madhe ka ardhur nga i gjithë sektori i produkteve made in Albania”, nenvizoi Xhepa.

Sipas tij, historia e ekonomisë e tregon që janë shumë të pakta vendet që kanë rritje pozitive. “Ne kemi pranuar dhe pranojmë që Shqipëria është prëkur nga kriza globale por kemi të dhëna inkurajuese. Kur flasim për shifrat duhet të besojmë ato që na japin institucionet shtetërore. Mjedisi ekonomik është karakterizuar dhe vazhdon të karakterizohet nga mjegulla e paqëndrueshmërisë”, shton deputeti demokrat.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA