Vizat, Basha takon Malmstrom

15/04/2010 09:45

Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha bisedoi me komisioneren europiane për çështjet e brendshme dhe të drejtësisë, Cecilia Malmstrom mbi proçesin e liberalizimit të vizave.

Komisionerja u shpreh e impresionuar nga përpjekjet e qeverisë shqiptare pas takimit, por ajo shpjegoi se në këto momente po studion vlerësimet e ekspertëve.
 
“Komisioni ka mbështetur gjithnjë mendimin  që duhet zgjidhur sa më shpejtë të jetë e mundur, por ka gjithashtu dhe kritere objektive dhe besoj se është dhe mendimi i ministrit po ashtu, se ne duhet t’u përmbahemi këtyre kritereve, të cilat janë shumë transparente e tepër të thjeshta për t’u vleresuar dhe për t’u plotësuar dhe kjo është e vetmja rrugë për të ruajtur kredibilitetin e këtij proçesi, që po ecën përpara dhe unë shpresoj që ne do të kemi së shpejti një propozim që do të jetë besoj pozitiv”, është shprehur Malmstrom.

Komisioni Europian do t’i njohë gjatë kësaj jave vendet anëtare me vlerësimet e ekspertëve për Shqipërinë dhe Bosnjen, ndërsa rekomandimi i Komisionit për heqjen e regjimit të vizave për këto dy vende pritet të publikohet në 2 qershor.

Top Channel