Rama: Të zbardhim krimet e komunizmit

15/04/2010 15:55

Një ditë pas protestës së madhe, Edi Rama duke vizituar një pavion kushtuar të përndjekurve politikë në Muzeun Kombëtar ka deklaruar se Partia Socialiste ka përfshirë në programin e saj edhe këte shtrese, dhe se me te ardhur ne pushtet do te inicioje nisma per zbardhjen e krimeve te komunizmit.
 

“Unë jam shumë krenar dhe shumë i vendosur që PS, e cila bërë pjesë të programit të saj trajtimin e kësaj periudhe të errët të historisë dhe nxjerrjen në dritë të të gjithë njollave të zeza dhe të kuqe të gjakut që u derdh më kot, të mund të bëhet pjesë e vetëdijes për një të ardhme që duhet të na bashkojë jo përmes harresës por përmes kujtesës”, u shpreh Rama.

Per Ramen, duhet bere transparence edhe per kete periudhe dhe u duhet shkuar ne fund te gjitha te vertetave.
 

Top Channel