PS nuk hyn në seancë

15/04/2010 15:00

Partia Socialiste i ka kërkuar përmes një letre kryetares së kuvendit Jozefina Topalli të terheqe vendimin për përjashtimin 15 ditor të deputetit Taulant Balla dhe vërejtjen e dhënë deputetit tjetër, Saimir Tahiri. (UPDATE)

Sipas socialistëve ky vendim i byrose së kuvendit është i pajustifikuar pasi deputeti Balla sipas tyre në seancë nuk ka bërë në asnjë moment thirrje për dhunë apo për të provokuar rrëmujë dhe nuk ka përdorur asnjë fjalë fyese. Në këto kushte thuhet në letrën drejtuar kuvendit të Shqipërisë ky vendim është në kundërshtim me rregulloren dhe një tentativë për t’i mbyllur gojen opozites parlamentare. Sipas socialisteve përdorimi i dy standardeve në aplikimin e rregullores së kuvendit është i papranueshëm.

Në përfundim kreu i grupit socialist Gramoz Ruci i kërkon kryetares Topalli tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi në të kundërt thuhet në letër ai do të konsiderohet si një denim i marrë për të gjithë grupin parlamentar. Në pritje të reagimin të kuvendit të Shqipërise, Partia Socialiste në mbledhjen e grupit parlamentar ka vendosur të mos jete brenda po as jashte seances se sotme plenare.

Ne reagim te vendimit të byrose, grupi parlamentar socialist do te qendroje ne shenje proteste ne oborrin e kuvendit te Shqiperise ne dy seancat e radhes. Sigurisht socialistet pritet te terhiqen nga ky vendim nese me pare kuvendi do të terheqe përjashtimin e deputetit Taulant Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA