PS: Fyle na inkurajoi

15/04/2010 15:20

Partia Socialiste i ka cilësuar si të drejta dhe në mbështetje të opozitës qëndrimet e komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle.

Në një deklarate për shtyp deputeti Ditmir Bushati deklaroi se deklarata për transparencë është një kërkesë e hershme e socialistëve.

“Partia Socialiste përshëndet inkurajimin që Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule i ka dhënë kërkesës sonë për transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit 2009, si një nga parimet themelore të një shoqërie demokratike, para, gjatë dhe pas vizitës së tij në Shqipëri. Kërkesa jonë për transparencë është një kërkesë që bazohet jo vetëm në ligjin dhe kushtetutën shqiptare por dhe në vlerat e parimet europiane. Kjo kërkesë e jona nuk synon ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve të kaluara, por vetëm garantimin e procesit të ardhshëm zgjedhor”, u shpreh Bushati.

Top Channel