PE i shqetësuar për krizën

15/04/2010 09:00

Raportuesja e Parlamentit Europian per vizat Tanja Fajon, u shpreh e shqetësuar ndërkaq për situatën politike që vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri.

Ajo deklaroi se “europarlamentarët po shqyrtojnë edhe njëherë mundësinë e ardhjes sërish në Tiranë për t’i shtyrë politikanët vendas drejt gjetjes së një kompromisi për kapërcimin e krizës dhe parandalimin e demonstratave nëpër rrugë”.

“Përsa i përket liberalizimit të vizave, procesi mund të vonojë nëse nuk ka një zgjidhje të krizës”, është shprehur Fajon.

Top Channel