Partizani, ndalohet administratori Përparim Laci

15/04/2010 16:35

Administratori i Klubit te Futbollit Partizani, Përparim Laci është ndaluar nga forcat e policisë së komisariatit nr.2 të Tiranës.

Disa ditë më parë, futbollisti i Partizanit Sokol Ishka bëri një denoncim për administratorin Laci pas disa konfrontimve fizike me Lacin për shkak të disa mesazheve kompromentuese të gjetura në celularin e tij para ndeshjes me Elbasanin.

“Unë me Paro Lacin i kam sqaruar të gjitha. Ka qënë thjesht një keqëkuptim dhe emocion i momentit. Disa mesazhe janë në celular por nuk ka mesazhe që kam shitur apo blerë ndeshjen. Une luajta mirë dhe ndeshjen e fituam. Eshtë bërë një denoncim por unë do ta tërheq sepse tashmë jam sqaruar me Paro Lacin”, shprehet lojtari.

Menjëherë pas arrestimit ka reaguar avokati i tij, Ardian Grabova, i cili ka thënë se arrestimi ka vetëm një qëllim, shkatërrimin e Partizanit. 

Përparim Laci është kthyer në një personazh të përfolur mediatik kohët e fundit për shkak të përplasjeve të vazhduedhme me presidentin e skuadrës, Albert Xhani për pronësinë e skuadrës së “Kuqe”.

Top Channel