Michael Ballack kërkon Interin

15/04/2010 16:00

Michael Ballack rikthehet në qëndër të vëmendjes pasi me shumë mundësi ky është sezoni i fundit i gjermanit me skuadrën e Chelsea.

Sipas “Daily Mail”, mesfushori kërkon të bashkohet me trajnerin Jose Mourinho tek skuadra e Interit. Ashtu si me Joe Cole, Anelka e Deco, pronari rus Roman Abramovich ka bllokuar edhe bisedimet për rinovimin e kontratës së Ballack.

Kjo sjellje e pronarit rus nuk i ka pëlqyer ish lojtarit bavarez, i cili tashmë kërkon të provojë edhe eksperiencën italiane.

Top Channel