Korcë, të shtëna me armë, në kërkim autori

15/04/2010 14:30

Një atentat në mes të qytetit të Korcës ka ndodhur mesditën e sotme por shënjestra e personave te armatosur mundi të shpetojë.

Nje 25-vjecar i njohur ne qytetin me emrin Majkell Hysolli i ka shpetuar vrasjes ne mes te dites kur eshte qelluar me nje bresheri automatiku ne qender te qytetit ndersa ka qene duke levizur me nje mjet me targa italiane. Krismat e armes dhe pamja e te armatosurit ka shkaktuar panik mes kalimtareve

Autori ka patur nje cante ne te cilen kishte fshehur nje arme automatike kallashnikov me te cilen qelluar shtate here ne drejtim te mjetit me te cilin levizte 25-vjecari.
Pasi ka qelluar fillimisht gomat e makines me targa italiane per te ndaluar mjetin autori ka vazhduar te qelloje ne drejtim te te riut, dhe me pas edhte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.

Fatmiresisht 25-vjecari nuk ka marre asnje plage dhe eshte shoqeruar nga policia per t’u marre ne pyetje. Policia qe ka nisur hetimet dyshon se ngjarja ka ndodhur per larje hesapesh, nisur nga fakti se i riu njihet si person problematik dhe me precedente penale. Policia ka mundur te identifikoje autorin dhe ka nisur kerkimin e tij.

Autori i ngjarjes quhet Olgert Mustafa dhe eshte 25 vjec. Ka qene vete shenjestra e ketij atentati qe ka mundur te identifikoje personin qe kerkoi ta vriste. Tashme ne qytetin e Korces ka nisur kerkimi per autorin i cili pas largimit ka marre me vete edhe armen automatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA