Beqja: Po pranohet kriza ekonomike pas asaj politike

15/04/2010 22:55

Në vijim të fjalës së tij në Top Story deputeti socialist, Ilir Beqja u shpreh se pas pranimit të ekzistencës së krizës politike, tashmë gjithmonë e më shumë, sipas tij, po pranohet ekzistenca e krizës ekonomike në vend.

“Po pranohet në Shqipëri që ka edhe krizë politike edhe ekonomike. Më vjen mirë që po pranohet që ka, se në foltoret e mazhorancës është thënë që ka krizë në PS dhe tek kryetari i saj. Mazhoranca vazhdon mos komunikojë me opozitën. Mazhoranca është një mazhorancë që vjedh edhe në shtëpinë e vet. Berisha i vodhi zgjedhjet jo për të qënë kryeministër, por për të vjedhur shqiptaret. Po e bën me sipermarrësit, lidhi kontratat dhe ska para t’i paguaje. Kredia është rritur në janar. Po vjedh punëtorët. E kanë pranuar të gjithë që më më shumë lekë blejnë më pak. Energjia, ministri me paturpësinë më të madhe tha që e pranojmë se ju kemi vjedhur po hajdeni ankohuni. FMN tha me 12 mars se privatizimi i ARMO-s ka krijuar vështirësi tek Albpetroli. KESH po eksporton energji por ne po paguajmë energjinë më shtrenjtë”, tha depueti Beqja.

Ndërkohë në përfundim të minutazhit të debatit ekonomik në Top Story ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani bëri një parashikim të zymtë të ekonomisë së vendit, si dhe kërkoi ndërhyrjen e politikës për t’i dhënë zgjidhje sidomos sistemit të pensioneve në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA