Barça s’di të ndalet

15/04/2010 00:10

Pak ditë pas fitores ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeo”, fitore që i siguroi edhe kryesimin e vetme në “Primera Division”, Barcelona vazhdon rrugëtimin e saj duke thelluar diferencën në +6 pikë me madrilenët e vendit të dytë.

Katalanasit fituan pastër 3 me 0 ndaj Deportivo La Korunjës në “Camp Nou”. Serinë e golave e hapi Bojan Kërkiç në minutën e 16-të të takimit, i cili shfrytëzoi një pasim të mesfushorit Ksavi Hernandez. Pjesa e parë mbyllet 1 me 0.

Në minutën e 69 të takimit Pedro Rodrigues dyfishon rezultatin, për të ardhur më pas në golin e tretë shënuar prej mesfushorit Jaja Ture në minutën e 72 të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Barcelona, në kuotën e 83 pikëve, pret e qetë ndeshjen e Realit të vendit të dytë me 77 pike, i cili do të luajë në transfertë ndaj Almerias ditën e sotme.

Top Channel