“Banda e Durrësit”, sherr dhe akuza në sallë

15/04/2010 15:55

Ne seancen gjyqësore ndaj asaj që prokuroria e konsideron si Banda e Durrësit,të akuzuarit kryesore ndoqen në heshtje dhe duke qeshur debatet plot tension mes avokatëve të tyre, prokurorëve dhe gjykatës.

Shkak është bërë sjellja e befte në sallë nga ana e prokurorise e dëshmitarit Agim Rexhepagai, qe u deklarua para gjykatësve si shok i Lulezim Berishës. Avokati i te pandehurit Plaurent Dervishaj dhe me pas edhe mbrojtësit e tjere u revoltuan duke kerkuar llogari se nga vinte ky deshmitar, pse u soll pa i dërguar thirrje gjykata dhe pse ai duhej të sillej nga policia.

Në këtë pikë kryesuesi i trupes gjyqësore kërkoi largimin nga salla të avokatit Dashnor Mullai dhe më pas edhe ndërprerjen e menjehershme të seancës. Kjo seance është e dyta që bëhet me dyer të hapura pasi i penduari i drejtesise mbaroi se deklaruari rrëfimet e tij për të pandehurit. Adriatik Coli ndoqi procesi ne cep te salles i rrethuar nga forcat e briskut, nderkohe qe molla e sherrit mes gjykates dhe prokurorie ne kete seance ishte mos pranimi i deklarimeve te Selman Hetit, te bera ne polici. Letra ku ishin shenuar pergjigjjet e te pandehurit shetiti per mese 40 minuta nga dora e prokuroreve te avokatet e mandej perfundoi per t’u lexuar nga sekretarja

Edhe kur gjykatesi mbylli seancen palet ne proces vijuan përplasjen me njëra-tjetrën.

Top Channel