Reali, Kaka ende i dëmtuar

14/04/2010 15:30

Vazhdojnë të shtohen shqetësimet e Realit të Madridit për gjendjen fizike të Kaka-së që nuk luan me skuadrën prej 33 ditësh.

Braziliani nuk është aktivizuar 10 ndeshje të ligës për shkak të dhimbjeve në hije dhe nuk do të jetë as nesër kundër Almerias.

Megjithatë sipas mediave spanjolle, Kaka mund të kthehet në fushën e blertë të dielën kundër Valencias.

Ndërkohë sipas “Mundo deportivo”, Florentino Perez, që ka paguar 65 milionë për blerjen e tij nga Milani, kërkon të dijë nëse braziliani është vërtetë keq apo po ruan forcat për botërorin.

Top Channel