Prapaskenat e paktit të ujërave

14/04/2010 20:45

Një vit nga marrëveshja detare shqiptaro-greke, detaje shqetësuese kanë dalë në dritë. Top Channel ka zbuluar se marrëveshje u jep grekëve një zonë naftëmbajtëse.

Gjithashtu, sipas marrëveshjes, Athina bëhet palë e tretë edhe në kufirin me Italianë, gjë që nuk pritet mirë nga Roma zyrtare.

Zona e Jonit verior, që nis në veri të ishullit Pakso, kalon përreth ishullit të Korfuzit, Gjirit të Igumenicës e deri në veri të ishujve Erikusa, pas Sazanit, është e pasur me naftë dhe gaz.

Sasitë e këtyre lëndëve vlerësohen të jenë deri në 4 miliarde fuci naftë, ndërsa gazi në 1 triliardë metër kub. Nga këto sasi fitohen miliarda dollarë, ndërkohë që nga hidrokarburet mund të shfrytëzohen 2 miliardë fuci me një kosto që nuk i kalon 35-40 dollarë për fuci.

Bëhet fjalë për naftë të tipit të rëndë, si ajo që mund të prodhohet në uzinën e Ballshit. Shqipëria ishte informuar për praninë e naftës që në vitet ’60 nga sovietikët, por thellësia e bën të pamundur shfrytëzimin e tyre.

Burime pranë Ministrisë së Jashtme greke kanë deklaruar për Top Channel se në këtë zonë të Jonit mund të nxirren rezerva nafte njësoj si zona e Marinzës në Fier.

Grekët u shprehën të gatshëm të shqyrtonin cdo pjesë të marrëveshjes, përvec negocimit për pjesën e njohur si Joni 5.

Në këto zona fillon rryma detare e Jonit, që njihet për shpejtësinë e saj dhe që në të ardhmen mund të kthehet në burim energjie të pastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA