Lazio-Roma, derbi roman do zhvillohet në orën 18:30

14/04/2010 09:50

Ndeshja derbi e kampionatit italian Lazio-Roma, e parashkuar për t’u zhvilluar të dielën në orën 20:45 është spostuar në 18:30 për shkak të frikës së përleshjeve mes tifozerive të dy skuadrave.

Vendimin e ka marrë prefekti i Romës, Giuseppe Pecoraro. Ishe vetë prefekti që u propozoi skuadrave dhe Ligës së Futbollit të shqyrtonin mundësinë e ndryshimit të orarit.

Ky derbi pritet të jetë një nga më të rëndësishmit e sezoneve të fundit, pasi skuadrat e të njëjtit qytet ndodhen në pozicione diametralisht të kundërta. Roma lufton për titullin kampion, ndërsa Lazio për t’i shpëtuar rënies në Serie B.

Top Channel