Juventus, ultimatum për Rafa Benitez

14/04/2010 11:35

Sipas tabloidit “Times”, Juventusi i ka dhënë një ultimatum trajnerit të Liverpool, Rafa Benitez duke i kërkuar që të japë një përgjigje përfundimtare brenda 10 ditësh.

Kontrata e spanjollit me klubin anglez skadon pas tre vitesh, por sezoni i dështuar i këtij viti ka bërë që drejtuesit e “The Reds” të mendojnë për një trajner tjetër sezonin e ardhshëm. Në gjurmët e Benitez është edhe Real Madrid.

Ndërkohë, “Times” shkruan se dy alternativa të tjera për Juventusin janë edhe trajneri i Brazilit, Carlos Dunga dhe i saposhkarkuari nga Kaljari, Massimiliano Allegri.

Top Channel