F1, Kina, Alonso: Kam besim

14/04/2010 19:35

“Kam besim në punën që po bëjmë. Kemi treguar se jemi konkurues”. Kështu është shprehur Fernando Alonso i cili po përgatitet për Cmimin e Madh të Kinës, në Shangai.

Spanjolli i Ferrarit bën të ditur se do të ketë “disa të reja aerodinamike që do të bëjnë të jemi një hap përpara”.

Edhe Felipe Massa pret me ankth takimin kinez: “Mezi pres eksperimentimin e zgjidhjeve të reja që do të na japin mundësinë të përballojmë më mirë sfidën me Red Bull dhe McLaren”.

Top Channel