Arsenal humb shansin për parakalimin e Mançesterit

14/04/2010 23:20

Arsenal humbi shansin për t’i rrëmbyer vendin e dytë Mançester Junajted teksa humbi me rezultatin 2 me 1 ndaj Totenhem në derbin londinez.

Totenhem u gjend shumë shpejt në avantazh, kur në minutën e 10-të pas një grushtimi të portierit Almunia, me një supergoditje nga jashtë zone Dani Rose shënon golin e parë për vendasit. Megjithë përpjekjet e topçinjëve, rezultati i pjesës së parë nuk ndryshon.

Vetëm 2 minuta nga nisja e fraksionit të dytë të takimit skuadra e Herri Redknap dyfishon rezultatin, kur mbrojtësi anësor, Garet Bale shfrytëzon mjaft mirë një top të dhënë prej Zhermen Defo.

Përpjekjet e Arsenal shpërblehen vetëm pesë minuta nga përfundimi i takimit, kur Niklas Bendtner shkurton diferencën në 2-1. Pesë minutat e mbetura nuk mjaftuan për skuadrën e Arsen Venger për të dalë me pikë nga “White Hart Lane”.

Pas kësaj humbje Arsenal mbetet në vendnumëro  me 71 pikëve, 6 më pak se Çelsi kryesues dhe 2 më pak se Mançester. Ndërkohë Totenhem ngjitet në kuotën e 61 pikëve, vetëm 1 pike larg nga zona e Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjet e tjera të mesjavës së Premierligës, Aston Vila barazoi 2-2 me Evertonin ndërsa Uigani barazoi pa gola me Portsmuthin.

Top Channel