Milan: Maldini, kthehu në ekip!

13/04/2010 09:00

Paolo Maldini, me 25 vjet karrierë futbollistike mbi shpatulla, është vetëm një hap larg kthimit në fushën e blertë.

Duket paksa e pabesueshme, por në fakt Adriano Galliani e Leonardo, duke marrë shkas edhe nga dëmtimi i Alessandro Nesta-s, janë të shqetësuar për situatën në mbrojtje, kështu që kanë thirrur legjendarin Maldini për të kontribuar sërish për skuadrën, në një kohë kur duhen 5 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Ish-kapiteni është i nderuar për këtë ftesë, por nuk dihet nëse ai mund t’i përballojë me sukses kundërshtarë si Sampdoria, Palermo, Fiorentina, Genoa e Juventus. Maldini ka qenë inaktiv në fushë, por nuk ka hequr dorë nga jeta sportive duke shkuar vazhdimisht në palestër, duke luajtur futboll me miqtë, pra në një farë mënyre e ka mbajtur trurpin në formë.

Por cfarë do të ndodhë, do të rikthehet Maldini apo jo? Vendimi i takon ditëve të ardhshme…

Top Channel