Starton Moto GP

12/04/2010 09:40

Valentino Rossi është fituesit i Cmimit të Madh të Katarit, gara startuese e sezonit të ri në Moto GP.

Piloti italian i Yamaha-s ka marrë kryesimin e garës në xhiron e 22-të, pas rrëzimit të Kejsi Stoner i cili ishte shumë pranë fitores së 4-të radhazi në këtë pistë.

Pas këtij momenti, doktori sic njihet ndryshe Valentino Rosi, e kontrolloi garën, duke e mbyllur atë 1,022 sekonda më shpejtë se ndjekësit më të afërt.

“Është një mënyrë e mirë për të nisur sezonin”, ka deklaruar menjëherë pas fitores në cirkuitin e Lozail, Rosi.

Shoku i tij i skuadër, Horge Lorenzo është renditur i dyti, ndërsa në vendin e tretë italiani i Hondës, Andrea Dovizioso.

Doktori kryeson klasifikimin me 25 pikë, ndërkohë që rivali i tij Stoner është pa asnjë pikë, gjë e cila do ta bëjë më spektakolare Cmimin e Madh të Japonisë që është pas 2 javësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA