Pele: Messi si unë? Duhet të shënojë 1 mijë gola

12/04/2010 20:25

Pele nuk e pranon lehtë t’ia rrëmbejnë vendin e “mbretit” në historinë e futbollit botëror edhe pse një yll i ri po ia rrezikon trashëgiminë.

Pak javë më pare ai deklaroi se Messi nuk do jetë lojtari më i mirë i botërorit dhe tashmë thekson se “Pleshti” për të hyrë në histori duhet të shënojë 1 mijë gola.

“Kërkojnë përherë të krahasojnë dikë me mua por unë u them miqve të mij argjentinas se fillimisht duhet të zgjedhin se kush është lojtari më i mirë i vendit të tyre dhe pastaj duhet të shënojë 1 mijë gola ashtu sic bëra unë”, thotë Pele në një intervistë dhënë për “Daily Mail”.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA