Messi i pangopur, kërkon edhe “Këpucën e Artë”

12/04/2010 15:10

Lionel Messi është i pangopur dhe këtë vit nuk dëshiron të lerë asgjë pa fituar.

“Këpuca e Artë”, trofeu i vetëm që argjentinasi nuk ka fituar, është shumë afër talentit katalanas. Me golin që i shënoi Realit të Madridit, ai ngjitet në vendin e parë të renditjes së golashënuesve më të mirë në Europë, duke kaluar edhe Wayne Rooney-n.

La Liga dhe Champions nuk i mjaftojnë më “Pleshtit”, i cili ka arritur të privatizojë në 2009-ën edhe cmimet “Fifa World Player” e “Topi i Artë”. Në palmaresin e sulmuesit qëndron larg vetëm Kupa e Botës ku ai nuk është paraqitur asnjëherë si me skuadrën e Barcelonës.

Në derbin e së shtunës, Messi tregoi gjithashtu se është vite dritë përpara konkurrentit të tij Cristiano Ronaldo por edhe nga bomberi madrilen, Gonzalo Higuain.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA