Gramozi pret “biletën” drejt Kategorisë së Parë

12/04/2010 11:55

Humbja e pësuar në shtëpi përballë Kastriotit duket se ka vendosur fatin e Gramozit. Skuadra kolonjare nuk ka arritur të shfrytëzojë faktorin fushë (edhe pse pa tifozë, për shkak të dënimit), duke humbur 1-0.

Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga Agim Canaj mbetet në kuotën e 22 pikëve, ndërsa duket thuajse e pashmangshme që ata do të zbresin në Kategorinë e Parë. Kur mbeten edhe gjashtë javë nga mbyllja e kampionatit, Gramozi ka nëntë pikë më pak se Apolonia e vendit të parafundit dhe rikuperimi i diferencës duket një mision thuajse i pamundur.

Në anën tjetër, për të shmangur klasifikimin në vendin e 11-të (që përkthehet rënie direkte nga kategoria), përveç Apolonisë në garë janë edhe katër skuadra: Teuta, Kastrioti, Skënderbeu dhe Flamurtari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA