Briatore, në vitin 2013 rikthehet në Formula 1

12/04/2010 19:30

Flavio Briatore mund të rikthehet në botën e Formula 1 pasi fitoi në apelin e Parisit ndaj dënimit me përjashtim të përjetshëm që i dha Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit pasi rezultoi fajtor në rastin e incidentit të qëllimshëm të Singaporit në vitin 2008.

Ish shefi i skuderisë Renault ka arritur një marrëveshje me FIA-n, sipas së cilës, ai nuk do marrë asnjë rol operativ në Formula 1 deri në 31 dhjetor të vitit 2012.

Me këtë marrëveshje mbyllet një nga kapitujt më të polemizuar të Formula 1 që kohët e fundit është përfshirë nga skandale me pasoja të mëdha për këtë sport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA