Argjentina, 3 miqësore para Botërorit
12/04/2010 18:30
Argjentina e Diego Armando Maradonës do zhvillojë tre ndeshje miqësore para se të niset për në Afrikën e Jugut ku do marrë pjesë në Kupën e Botës.
Në datën 5 maj në Neuquen, bardhekaltërit do ndeshen me Haitin dhe Maradona do ketë në dispozicion vetëm lojtarë që luajnë në Argjentinë.
Më pas në 24 maj në Buenos Aires do zbrëse kombëtarja e Kanadase dhe 4 ditë më vonë në Dubai, Argjentina do ndeshet me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Këto tre miqësore do shërbejnë për konsolidimin e ekipit pasi kundërshtarët janë të një niveli dukshëm më inferior.
Top Channel