Adebayor braktis kombëtaren e Togos

12/04/2010 21:40

Emmanuel Adebayor lë përfundimisht kombëtaren e Togos. Sulmuesi shtatlartë i kombëtares afrikane që u sulmua këtë vit në kufirin e Angloës nga një grup rebel, ka vendosur t’i japë fund karrirës me kombëtaren e vendit ku lindi dhe u rrit.

“Përndiqem ende nga kujtimet tragjike të vrasjes së dy shokëve të kombëtares dhe nga fantazmat nga ajo që pashë atë pasdite. Nuk kam për ta harruar kurrë”, shprehet sulmuesi i Manchester City-t.

Më tej ai shton se ka luajtur 9 vjet me fanelën e Togos. “Jam krenar që kam mbajtur shiritin e kapitenit dhe shpresoj që edhe të tjerët të hedhin pas krahëve atë që ndodhi në Angola”, uroi Adebajor shokët e skuadrës.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA