
Është Barcelona fituesja e “El classico” dhe kryesuesja e vetme pas një muaji e Primera Division.
Katalanasit nuk njohin kundërshtarë dhe nuk i tremben askujt, duke kaluar këdo që i del përpara, falë aftësive të jashtëtokësorit Mesi, që i dha fitoren 2-0 Barcelonës ndaj Realit të Madridit.
Një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, por goditja e parë në portë ka qenë fatale për madrilenët.
Ishte minuta e 33-të kur Ksavi shtang mbrojtjen e Realit duke gjetur Mesin vetëm brenda zonës, i cili nuk gabon dhe gjen rrugën e rrjetës duke treguar qartë fatin e kësaj ndeshjeje.
Në dizavantazhin e një goli është mbyllur pjesa e parë për skuadrën e Pelegrinit, e cila e fillon pjesën e dytë me goditjen e parë në portën e Viktor Valdes.
Spostimi përpara i skuadrës së Realit i jep mundësinë e kundërsulmeve Barcelonës dhe sërish Ksavi gjen të lirë këtë herë Pedron në minutën e 56-të, i cili befason Albiol dhe Iker Kasijas duke dyfishuar rezultatin.
Kjo fitore ndan momentalisht kreun e Primera Division, i cili tani mbahet nga Barcelona me 3 pikë më shumë se Reali i Madridit kur kanë mbetur dhe 7 javë nga përfundimi i sezonit.
Top Channel