
Rruga e Interit drejt vazhdimësisë për titullin kampion është ndalur në Firence ku skuadra e Mourinjos ka barazuar 2-2.
Kanë kaluar vendasit të parët në avantazh që në minutën e 11. Keirizon pas një asisti të Komotos shënon për Fiorentinën dhe trondit kampionët në fuqi të cilët dukeshin të lodhur pas ndeshjeve të Champions Liges.
Përpjekjet e zikaltërve në pjesën e parë kanë qenë të vakta, aq sa nuk arritën të barazpeshonin rezultatin në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë shtohet më shumë presingu i Interit, i cili gjen rrugën e golit me anë të argjentinasit Milito në minutën e 74-t e brenda pak minutave Eto shënon edhe golin e avantazhit pas një asisti të Balotelit.
Kur u mendua përmbysja e rezultatit të këtij takimi, Fiorentina gjen forcat për të barazuar dhe e bën këtë gjë shumë shpejt.
Një dalje e pastudiuar mirë e Hulio Sezar i jep mundësinë Koldrup që të barazojë në 2-2 e të ndalë në këtë mënyrë Interin i cili tashmë rrezikon të humbasë vendin e parë në rast fitoreje të Romës ditën e dielë, e cila luan në fushën e saj me Atalantën.
Top Channel