Dinamo, festa vonon

11/04/2010 18:50

Dinamo e ka shtyrë për javët e ardhshme shpalljen kampione e Shqipërisë këtë sezon, ndërkohë që supriza e javës së 27 është fitorja e Flamurtarit në Korçë.

Në Qemal Stafa, Vllaznia ka përmbysur rezultatin duke mundur kryesuesit e kampionatit me rezultatin 2-1. kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Vilën, dhe dhanë idenë se kampionati përsa i përket titullit kampion do të mbyllej që sot, por shkodranët kanë prishur festën e tyre.

Në fillim i riu Nika dhë më pas Rajovic me 11 metërsh i kanë dhënë fitoren Vllaznisë, skuadër e cila nga mbijetesa në Superligë tashmë është në luftë për Kupat e Europës.

Besa ka mposhtur 2-0 Apoloninë dhe falë humbjes së Dinamos e ka çuar në 15 pikë diferencën me vendin e parë. Kavajasit kanë siguruar fitoren me golat e Shkëmbit dhe Sinanit.

Ka fituar edhe Tirana këtë fundjavë, duke mposhtur 2-1 Teutën e cila po rrezikon gjithmonë e më shumë qëndrimin në Superligë. Devolli kaloi bardheblutë në avantazh, ndërkohë që vetë ai ka barazuar shifrat pas një autogoli. Muzaka ka shënuar golin e fitores për ekipin e Starovës që tashmë e sheh veten në vendin e tretë, kjo dhe falë barazimit pa gola të Laçit me Shkumbinin.
Në Korçë, Flamurtari i Gugash Maganit i ka dhënë stop fitoreve të Skëndërbeut duke i mundur këta të fundit me rezultatin 1-0 falë golit të Gramit. Ky 3 pikësh ngjit vlonjtatët në vendit e 7 ndërkohë që zbret Skënderbeun sërish mes skuadrave që luftojnë për mbijetesë.

Gramozi ka marrë një tjetër goditje këtë fundjavë duke u mundur 1-0 edhe nga Kastrioti që ngjitet në vendin e 8 me 33 pikë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA